Arrestohet gjyshja britanike, kapet duke transportuar shqiptarët

11 dhjetor 2019 | 13:25

Një grua britanike do t’i festojë Krishtlindjet në burg, pasi u rekrutua nga trafikantët shqiptarë për të sjellë njerëz nga Franca drejt Anglisë

Jackie Willis u përpoq të trafikonte drejt Anglisë tre emigrantë shqiptarë të fshehur në bagazhin e makinës.

“Daily Mail” raporton se një trafikant kishte takuar Jackie Willis duke i ofruar 3.000 paund për çdo person, të sjellë nga zona e Calais në Francë përmes eurotunelit të Doverit në Angli.

Ajo punonte si menaxhere për kompaninë Aramark. Prokurori Pascal Marconville i tha gjykatës se Willis nuk do të jetë britanikja e fundit e rekrutuar nga trafikantët./Shqip

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Bardhyl Mahmuti përmes një postimi në llogarinë e vet…