Inaugurohet stadiumi i ri shtatë muaj para fillimit të Lojërave Olimpike

15 dhjetor 2019 | 19:14

Shtatë muaj para fillimit të Lojërave Olimpike, në Tokio është inauguruar stadiumi i ri i futbollit, në të cilin do të zhvillohen edhe aktivitete të olimpiadës.

Në fillim të janarit do të luhet finalja e ‘Emperor Cup Soccer’, ku pritet të dhurohet spektakël në stadiumin e ri. Stadiumi ka një kapacitet prej 68 mijë ulëseve dhe është inauguruar nga kryeministri japonez Shinzo Abe, tri vjet pas fillimit të punimeve.

Stadiumi është ndërtuar në hapësirën e njëjtë ku qëndronte edhe stadiumi që u përdor në olimpiadën 1964.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona po pret trajnerin Pep Guardiola. Spanjolli po vuan këtë…