Njësia e Zjarrfikësve në Mitrovicë përfiton pajisje nga një mërgimtar
25 dhjetor 2019
| 15:19
Njësia e Zjarrfikësve në Mitrovicë ka pranuar një donacion 79 jakne, 54 helmeta dhe 49 palë pantallona nga bashkatdhetari Islam Osmani, i cili është zjarrfikës në Njësinë e Zjarrfikësve në Zvicër.
Me këtë rast, i pranishëm në dhënien e këtij donacioni ishte edhe drejtori për Bujqësi, Ekrem Sadiku dhe zyrtarë nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilët kanë vlerësuar lartë gjestin human të zjarrfikësit Osmani, duke thënë se këto mjete do të jenë ndihmesë e madhe për zjarrfikësit e Mitrovicës, pasi janë shumë të nevojshme gjatë intervenimeve të tyre.
Ndërsa komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Mitrovicë, Tahir Mikullovci, ka falënderuar bashkatdhetarin nga Zvicra për këtë ndihmë.
/Epoka e re/



