LDK-ja na kërkoi kryeparlamentarin, ne ia ofruam MPJ-në

13 janar 2020 | 07:21

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për bashkëqeverisje kanë mbetur te posti i kryeparlamentarit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se LDK-ja po këmbëngulë që t’i kthehet ky post.

Sipas Bahtirit, LV-ja në këmbim të këtij posti ia ka ofruar LDK-së Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ai e ka ftuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa, që të reflektojë në këtë drejtim, duke shtuar se çështja e postit të kryetarit të Kuvendit është mbyllur tashmë.

Bahtiri ka paralajmëruar se nuk do ta presin shumë LDK-në.

Ai ka thënë se shumë shpejt Këshilli i Përgjithshëm i LV-së do t’i japë drejtim kësaj çështje.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ende…