Putin takon Assad dhe tallen me Trump
16 janar 2020
| 14:34
Presidentët Vladimir Putin dhe Bashar Al Assad janë filmuar në një video duke u tallur me Donald Trump, ku thonë me qesëndi se kreu i Shtëpisë së Bardhë duhet të vizitojë Sirinë.
Liderët e Rusisë dhe Sirisë shfaqen ndërsa diskutojnë rreth Donald Trump në një samit të zhvilluar së fundmi në Damask, gjatë vizitë në një Kishë Ortodokse greke.
Videoja u regjistrua nga një gazetar rus dhe më pas u publikua në rrjetet sociale./a2



