Mustafa: Letra e Vetëvendosjes përmban cilësime jozyrtare

16 janar 2020 | 16:09

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka folur për medie pas letrës që Lëvizja Vetëvendosje ia ka dërguar partisë se tij për çështjen e koalicionit qeverisës.

Mustafa ka thënë se letra e Vetëvendosjes përmban cilësime jozyrtare.

Pavarësisht kësaj, Mustafa ka deklaruar se janë të interesuar që ta përmbyllin çështjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Vetëvendosjes, raporton “Epoka e re”.

Ai ka thënë se këtë vullnet për bashkëqeverisje duhet ta tregojë edhe Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i basketbollit, Prishtina, ka konfirmuar marrëveshjen me fundorin amerikan,…