Meta: Shqipëria dhe Kosova s’mund të ekzistojnë pa shqiptarë

18 janar 2020 | 18:00

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se Shqipëria dhe Kosova nuk mund të ekzistojnë pa shqiptarë, dhe sidomos pa të rinjtë dhe pa të rejat tona.

“Kjo është sfida më madhore kombëtare që kërkon urgjent bashkëpunim, zgjidhje afatgjatë e të qëndrueshme, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!” ka shkruar Meta.

Postimi i Metës në “Facebook”:

Shqipëria dhe Kosova nuk mund të ekzistojnë pa shqiptarë, dhe sidomos pa të rinjtë dhe pa të rejat tona! Kjo është sfida më madhore kombëtare që kërkon urgjent bashkëpunim, zgjidhje afatgjatë e të qëndrueshme, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! Jemi në kohën e duhur për të pasur një reflektim më të plotë, më të thellë e të përbashkët në këtë drejtim. T’u krijojmë mundësitë dhe shanset të rinjve në Shqipëri, në Kosovë e kudo në rajon, ta shohin dhe ta ndërtojnë të ardhmen në trojet e tyre. Ky duhet të jetë objektivi ynë strategjik!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka fituar derbin e sotëm ndaj Sevillas, në…