Osmani i përgjigjet PDK-së për bojkotin: Fotografia e Thaçit është brenda zyrës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur PDK-së, pas bojkotit të mbledhjes së Kryesisë si shenjë pakënaqësie për heqjen e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi nga zyra e kryeparlamentares.
Osmani ka thënë se nuk është njoftuar formalisht nga PDK-ja për bojkotimin e mbledhjes së Kryesisë. Ajo i ka bërë thirrje PDK-së që të jetë pjesë e mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit.
“Kryesia e Kuvendit nuk është njoftuar formalisht nga ana e PDK-së. E konsideroj si të panevojshme, sepse fotografia e presidentit aktual, në asnjë moment nuk është larguar nga ana e kabinetit, por vetëm është zhvendosur, përderisa është brenda zyrës, vendi është i dukshëm, vetëm ana ka ndryshuar. Thirrja ime është që të vijnë të kontribuojnë që këto çështje t’i qojmë bashkërisht përpara”, është shprehur Osmani.