Molliqaj: Vizita e Albin Kurtit më 17 Shkurt tek varri i Rugovës nuk është e zakonshme

17 shkurt 2020 | 17:45

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka komentuar vizitën e kryeministrit dhe ish-bashkëpartiakut, Albin Kurti, të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Molliqaj ka thënë se vizita e Kurtit të varri i Rugovës nuk është e zakonshme.

“Vizita e Albin Kurtit më 17 Shkurt tek varri i Rugovës nuk është e zakonshme. Mbase nuk ka gjë të keqe në vetvete thjesht nderimi i tij. Por, nuk e bëri këtë në përvjetorin e tij të vdekjes. Kështu mund të ishte një nderim i rëndomtë. Ai po i përkulet me 17 Shkurt. Është Ibrahim Rugova si projekt politik”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Më i riu në rrugën e konformizmit

Vizita e Albin Kurtit më 17 Shkurt tek varri i Rugovës nuk është e zakonshme. Mbase nuk ka gjë të keqe në vetvete thjesht nderimi i tij. Por, nuk e bëri këtë në përvjetorin e tij të vdekjes. Kështu mund të ishte një nderim i rëndomtë. Ai po i përkulet me 17 Shkurt. Është Ibrahim Rugova si projekt politik.

Janë tashmë shumë indikacione që çojnë në të njëjtin drejtim: në intervistën e tij në ‘Rubikon’ ai po lutej që mos të vlerësohej karshi temave që ishin kauza për 15 vjet, por për antikorrupsionin; kurse në marrëveshjen për bashkëqeverisje me LDK – në nuk ka bash asgjë që mund të quhet transformuese.

Vizita e tij tek Rugova e ka përtërirë dhe vulosur traditën. Shumë figura të rezistencës e kanë bërë para tij. Kështu, varri i Rugovës është bërë monumenti i “rrugës së re”. Pas këtij gjesti s’kemi pse çuditemi me asgjë. Nuk ka më Republikë të tretë, as Republikë të re.

Pas intervistave të fundit, një shok me tha: ”Albini vetëm tash është bërë politikan”. Nga pikëpamja e sotme unë vlerësoj që gjatë aktivitetit tonë kemi pasur model fatal organizimi. Prirjet komplotiste vinin nga po ky model. Por një gjë e vlerësoj si virtyt që duhet ruajtur me çdo kusht. Kemi punuar gjatë me praktikë e teori për ta luftuar përkufizimin e politikës që ma tha ky shoku im. Për politikën pa përpjekje për të vërtetën; për politikën që mashtrimin e ka parim normal operues; për politikën ”realiste”, atë politikë ku shpjegimi i rrethanave bëhet strehë për oportunizmin; atë politikë që na thotë se njeriu s’është gjë tjetër veç mish dhe asht . Atë politikë që na thotë se nuk ia vlen të jetohet për një Ide të madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa javë në Spanjë është duke qarkulluar lajmi se…