Furrtari libanez që tash e 13 vjet u jep ushqim të freskët të pastrehëve

26 shkurt 2020 | 11:17

Një furrtar me zemër të madhe tash e 13 vjet ushqen të pastrehët.

Chris Mansour, pronar i furrës One Way Lebanese në Melbourne të Australisë, filloi me punën e tij bamirëse, pasi pa dy persona duke kërkuar ushqim nëpër kontejnerë të mbeturinave para lokalit të tij.

I prekur nga ajo që pa, vendosi t’i ndihmojë. Çdo pasdite ai mbushë kutitë me bakllava, ëmbëlsira dhe specialitete të tjera të cilat ua jep të pastrehëve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një qen në Teksas eci rreth 1.5 kilometra larg shtëpisë…