Haradinaj i përgjigjet Selimit: Arkivoli i vendosur para Qeverisë nuk është kërcënim

02 mars 2020 | 18:19

Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i është kundërpërgjigjur shefit të grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimit, pasi ky i fundit ka pyetur se a përbën kërcënim vendosja e arkivolit para ndërtesës së Qeverisë.

Në seancën e thirrur në Kuvend për taksën, Haradinaj ka thënë se vendosja e arkivolit nuk është kërcënim, por një veprim simbolik.

“Nuk mendoj se deputet e opozitës patën gjuhë fyese. Përderisa flet një deputet në foltore është mirë të dëgjohet”.

“Kur provokohet një deputet – natyrisht se merr ndonjë reagim. Më vjen shumë keq kur një deputet i nivelit të lartë vjen në nivel me Listën Serbe”.

“Sa i përket arkivolit nuk është kërcënim, është vetëm një veprim simbolik”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka zgjedhur që të ulet…