Tahiri: Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr
02 mars 2020
| 18:49
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se koalicioni VV-LDK nuk e ka të qartë se çfarë do të bëjë me tarifën.
Kështu ka deklaruar Tahiri në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend për tarifën 100 për-qind.
Sipas tij, Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr. “Është shqetësuese që sot nuk kemi një qartësi politike rreth dialogut dhe taksës. Sa ishin në opozitë ishin refuzues ndërsa sot në pozitë janë të padefinuar, u ka humbur rruga në oborr”, ka deklaruar ai.



