Shoqërohet në polici një qytetar nga Peja, shpërndau informacione të rreme për coronavirusin

18 mars 2020 | 19:17

Një person është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë pasi që përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë informacione të rrejshme në lidhje me personat e infektuar nga coronavirusi (COVID-19).

Personi në fjalë do të mbahet për intervistim, ndërsa më pas me udhër të prokurorit do të lirohet në procedurë të rregullt.

Lajmin për portalet tona e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po mund t’ju konfirmoj se një person është shoqëruar nga policia në Pejë në lidhje me shpërndarjen e një postimi të rrem në rrjete sociale. Personi është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullte”, tha Gashi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Fabrika për prodhimin e dyshekëve dhe tekstilit shtëpiak “Primoflex Mattress”…