Profesori Qorrolli thotë se LDK-ja ka dy skenarë për mocionin e votëbesimit

19 mars 2020 | 20:08

Profesori universitar, Vigan Qorrolli, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i ka dy skenarë në dispozicion pas iniciimit të mocionit të votëbesimit për Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

Sipas Qorrollit, skenari i parë janë zgjedhjet e reja dhe skenari i dytë është aktivizimi i nenit 95.5 i Kushtetutës, shkruan “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Qorrollit:

DY SKENARET E LDK ME MOCIONIN E VOTEBESIMIT

I.
Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK) i ka dy skenare ne dispozicion pas inicimit te mocionit te votebesimit per qeverine e drejtuar nga Albin Kurti.
Se pari, LDK nuk eshte e interesuar per zgjedhje te reja.
Praktika e deritanishme kushtetuese prej vitit 2010 (qeveria Thaçi I) deri ne vitin 2017 (qeveria Mustafa) — na tregon se pas nje mocioni te suksesshem te votebesimit — me automatizem shperndahet kuvendi dhe shkohet ne zgjedhje te reja. Per kete sherbejne si prova dy dekretet presidenciale, ai u.d. i presidentit, Jakup Krasniqi (2 nentor 2010) dhe dekreti i presidentit, Hashim Thaçi (10 maj 2017).
Keshtu qe, skenari i pare jane zgjedhjet e reja dhe ky do te ishte respektimi i kushtetutshmerise dhe identitetit kushtetues kosovar te misheruar me keto dy dekrete presidenciale.

II.
Se dyti, duke e marre te mireqene votimin pro rrezimit te Kurtit, tashme te dakorduar nga LDK me dy partite opozitare, AAK dhe NISMA, po synohet qe te aktivizohet neni 95.5 i Kushtetutes, qe thote se pas vakances se postit te kryeministrit me rastin e doreheqjes ose per arsye tjera, atehere ndiqet procedura e njejte dhe presidenti e mandaton nje mandatar tjeter qe e ka shumicen parlamentare.
LDK pikerisht po e synon kete: ta marre timonin e qeverise heren e dyte nepermjet nenit 95.5 dhe aktgjykimit te gjykates kushtetuese (rasti VLAN).
Kjo parti pritet ta nominoje, Avdullah Hotin per kryeminister — i cili do te krijonte nje shumice te re parlamentare pa Levizjen Vetvendosje.
Aktgjykimi ne fjale i Kushtetueses thote qe edhe ne heren e dyte qeveria nuk mund te krijohet pa fituesin e zgjedhjeve, ne kete rast i bie qe serish LVV duhet te thirret per ta krijuar nje shumice te re, por me nje mandatar tjeter, jo lideri i saj Kurti. Por, i mbetet ne dore presidentit te Republikes qe ta vleresoje se kujt duhet dhene mandatari.
Ende eshte e paqarte por, jo larg mendsh, nese AAK dhe NISMA do t’i bashkangjiten karvanit te LDK per ta drejtuar nje qeveri pa zgjedhje, si precedenti i pare pas nje mocioni te votebesimit te qeverise. Skenari tjeter i mundshem, eshte nje qeveri LDK & PDK, e cila edhe nese behet nuk pritet te kaloje pa nje traume brenda struktures se saj partiake.

Me fjale te tjera, me Avdullah Hotin kryeminister — LDK synon ta bind perendimin se heqja e takses per mallrat serbe do te behet ne diten e saj te pare ne qeverisje.
Prove e kesaj eshte teksti i mocionit kunder Kurtit i deponuar ne Kuvend nga LDK qe flet haptaz per nje antiamerikanizem dhe padegjueshmeri te tij karshi partnerit kryesor strategjik te ??!/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 99 për qind e pacientëve me coronavirus…