Gjeneral Hisen Berisha: Ashtu siç isha bashkë me ju në radhet e UÇPMB-së, do jemi bashkë edhe në sfidat e rrugës përpara
Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria serbe po dhunon psiqikisht qytetarët e brezit kufitar. Fatkeqësisht edhe për shkak të rrethanave të krijuara por edhe nga neglizhenca, asnjë zyrtar shtetëror nuk ka qenë për t’i vizituar këta qytetarë të harruar.
I vetmi personalitet ushtarak e politik që i ka vizituar banorët e fshatrave: Karaqeve, Mohoc, Brenzic etj, ishte gjeneral Hisen Berisha.
Ai sot gjatë ditës ishte pranë tyre dhe mori informacione të drejtëpërdrejta nga banorët vendas mbi lëvizjet e policisë, xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe, shqetësimet e qytetarëve dhe situatën e rëndë sociale dhe ekonomike atje.
Gjeneral Berisha ishte krah i tyre edhe gjatë luftës ku ishte pjesë komanduese në radhët e UÇPMB-së.
Ai u zotua se do të jetë zëri i tyre mbështetës në institucionet e Kosovës.
Postimi i plotë i gjeneral Berishës në rrjetin social ‘Facebook’, duke përshkruar edhe rrëfimet e banorëve të zonës kufitare:
Ashtu siç isha bashkë me Ju në radhet e UÇPMB, do jemi bashk edhe në sfidat e rrugës përpara.
– Nga të gjitha kodrat përrreth jemi nën vëzhgimin kërcënues të snajperëve të ushtrisë serbe (Karaçevë)
– Ne karaçevasit e fshatrat përrreth jetojmë në ankthin e depërtimit në vendbanimet tona, i xhandarmërisë serbe (Karaçevë).
– Ne po i vuajm sanksionet dhe kufizimet nga Serbia në njëren anë dhe ato kur hyjmë në Kosovë (Mohoc).
– Na kemi taksa tarifore kur furnizohemi me mallra elementare edhe nga Kosova edhe nga Serbia (Mohoc).
– Çdo ditë po zbrazen vendbanimet shqiptare të mbetura brenda Serbisë (Mohoc).
– Jeta këtu po rëndohet çdo ditë. Nuk ka furnizime me ushqime; nuk ka shërbime shëndetësore, arsimimi vetëm fillor është i dobët (Mohoc).
– Në Grykën e Ushit, mbi bazen e vjeter të ish APJ, po ndërtohet një bazë ushtarake më e madhe se “Boundsteel”. Kjo përbën rrezik për Ne e rajonin. (Mohoc).
Kjo është gjendja e Luginës, që duhet të rëndoj mbi ndërgjegjen e politikbërjes në Prishtinë e Tiranë.




