Në veri nuk ka rritje të kriminalitetit

22 mars 2020 | 08:27

Komunat veriore të Kosovës nuk janë duke i zbatuar masat e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e pandemisë së koronavirusit, por po e respektojnë gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga Serbia. Ndonëse ato po veprojnë me masat e Serbisë, Policia e Kosovës thonë se situata është normale dhe nuk ka rritje të kriminalitetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një intervistë për “Ekonomia Online” ka thënë se gjatë këtyre ditëve nuk ka rritje të kriminalitetit në këtë pjesë.

“Situata është e njëjtë, normale, nuk kemi ndonjë ngritje të kriminalitetit”, ka thënë Qalaj.

Katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, kanë vendosur ta zbatojnë gjendjen e jashtëzakonshme të cilën e ka shpallur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të ashtuquajtura organe të përkohshme që, në fakt, janë komunat paralele, kanë urdhëruar banorët që ta respektojnë gjendjen e jashtëzakonshme të Vuçiqit.

Të ashtuquajtura Shtabe të Krizës kanë urdhëruar që asnjë person të mos lëvizë, respektivisht të mos dalë nga shtëpitë e tyre prej orës 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosova aktualisht…