Ushtria franceze ngre tenda
23 mars 2020
| 09:58
Franca ka filluar ndërtimin e spitaleve në terren duke ngritur çadra ushtarake. Ky veprim ka ardhur pasi numri i të infektuarve me koronavirus në botë ka kaluar 340 mijë persona.
Ushtarët francezë janë fotografuar duke vendosur qendra mjekësore në Mulhouse, i cili, së bashku me Alsace, janë zonat më të prekura nga COVID 19.
Tashmë Franca ka mbyllur kufijtë me disa shtete evropiane, por numri i të infektuarve vazhdon të rritet shpejt. Deri më tani në Francë janë shënuar 674 viktima nga koronavirusi.



