Spanja tejkalon Kinën me numrin e viktimave nga Covid 19, 443 vdekje për 24-orë

25 mars 2020 | 14:25

Në 24-orët e fundit në Spanjë janë shënuar 443 vdekje për shkak të infektimit nga CoVid-19.

Kështu Spanja ka kaluar numrin e viktimave të shënuara në Kinë, vendi ku u përhap koronavirusi. Sipas mediave vendase në Spanjë numri total i vdekjeve ka shkuar në 3434, ndërsa në Kinë numërohen 3281 të vdekur.

Spanja në 24 orët e fundit ka regjistruar 5552 të infektuar ndërsa numri total i të prekurve ka shkuar në 47 610 nga të cilët 2636 janë në gjendje kritike.

Tashmë epiqendra e CoVid-19 është në Evropë konkretisht në Itali dhe në Spanjë. Italia ka numrin më të madh të viktimave në botë të shkaktuara nga Covid-19, plot 6820 ndërsa bilanci vijon të përkeqësohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Shpend Ahmeti është duke e…