Franca dhe Zvicra raportojnë viktima të tjera nga COVID-i

30 mars 2020 | 09:49

Autoritetet franceze raportuan për 292 vdekje të reja nga koronavirusi të dielën, 13 për qind më shumë se të shtunën. Rastet e reja e çuan në 2 606 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Përpos të vdekurve, në Francë për vetëm 24 orë u konfirmuan rreth 3 000 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm shkoi mbi 40 mijë të infektuar.

Drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë, Jerome Salomon, tha në një konferencë për media se rreth 19 mijë pacientë ndodhen në spitale dhe mbi 4 600 prej tyre janë nën kujdes intensiv mjekësor.

Franca është vendosur nën masa të kufizimit të lëvizjes që nga 17 marsi. Kryeministri francez Edouard Philippe tha të premten se kufizimet do të mbesin në fuqi të paktën deri më 15 prill. Tubimet publike janë ndaluar, shkollat, universitetet dhe shumica e bizneseve janë mbyllur. Njerëzit mund të dalin jashtë vetëm për të blerë ushqim dhe ilaçe ose për të kërkuar ndihmë shëndetësore.

Ministri francez i shëndetësisë, Olivier Veran, njoftoi të shtunën se qeveria i ka porositur mbi një miliard maska, shumica prej të cilave do të importohen nga Kina.

Edhe Zvicra raportoi sot se në orët e fundit është rritur edhe numri i viktimave dhe të infektuarve. Sot ka shkuar mbi 300 numri i të vdekurve në Zvicër nga COVID-i, kurse i të infektuarve 14 829.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkatërrimi i jetës së egër dhe kriza e klimës po…