Rritet sërish numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi
31 mars 2020
| 18:47
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 12 428, që do të thotë janë 837 viktima në 24 orët e fundit.
Rastet janë shtuar me 4053 duke e çuar në 66889 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 19 259 dhe 5 607 janë në gjendje kritike.
Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 40 663.
Ditën e djeshme numri i viktimave në Itali ishte 812 ku sot rezulton të jetë rritur me 25 humbje jete më shumë.



