Johnson falenderon stafin mjekësor: Më qëndruan 48 orë te shtrati në momentin më kritik
12 prill 2020
| 20:21
Pas daljes nga spitali, ku qëndroi për një javë i shtruar, kryeministri britanik Boris Johnson me anë të një videoje ka falenderuar të gjithë stafin mjekësor që u kujdesën për të.
Kryeministri britanik, 55 vjeç, u dërgua në Spitalin St Thomas ‘në Londër të dielën e kaluar, 10 ditë pasi u testua pozitiv për Covid-19.
“Është e vështirë të gjesh fjalët për të shprehur borxhin tim ndaj mjekëve dhe infermierëve për të shpëtuar jetën time.
Përpjekjet e miliona njerëzve në të gjithë këtë vend për të qëndruar në shtëpi ia vlen. Së bashku do ta kapërcejmë këtë sfidë, pasi kemi kapërcyer kaq shumë sfida në të kaluarën”, ka thënë ai mes të tjerash.



