Interi mund ta marrë Giroudin pa asnjë cent
15 prill 2020
| 13:39
Interi i kthehet pistës Olivier Giroud. Francezi kampion bote ishte shumë pranë transferimit te skuadra zikaltër në merkaton e janarit por kalimi i tij në Milano nuk u bë i mundur për shkak të kërkesave të larta ekonomike të Chelseat.
Por Sipas Gazzetta Dello Sport, Interi do të tentojë ta afrojë sërish në verë sulmuesin francez i cili këtë herë mund të lirohet me parametër zero pasi i përfundon kontrata me Blutë e Londrës.
Giroud nuk ka rinovuar me Chelsea-n dhe në verë ai mund të largohet me parametër zero.



