Komuna e Junikut kërkon nga junikasit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre
Komuna e Junikut ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në këtë kohë të pandemisë Covid-19.
Kjo komunë u ka thënë junikasve se qëndrimi në shtëpi në këtë kohë ua shpëton jetën.
“Të nderuar qytetar që ditëve të fundit keni praktikuar vizita në zona të prekura nga Pandemia në Republikën e Kosovës apo jeni vizituar nga familjar nga këto zona kontaktoni Shtabin Emergjent Komunal në mënyrë që të përcjellët gjendja juaj shëndetësore në numrat kujdestar:049/760-268, 044/253-228 dhe 044/236-963”, ka njoftuar Komuna e Junikut, e cila drejtohet nga Agron Kuçi.
❗️QYTETARË QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËNTa mundim Koronavirusin me Kujdes jo me Frikë!* Pa shtrëngim…
Gepostet von Komuna Junik am Mittwoch, 22. April 2020