Nënkryetarja e LVV-së: Qeveria Kurti 2 po vjen

29 prill 2020 | 16:15

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisjes ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Mulhaxha-Kollçaku ka paralajmëruar ardhjen e Qeverisë Kurti 2 në pushtet.

Sipas saj, tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e pandemisë globale, përfundimisht shpërfaqi pafytyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve.

“Vërtet, kurrë nuk është vonë me u koritë. Tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e pandemisë globale, përfundimisht shpërfaqi pafytyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve. Kanë pak kohë në dispozicion dhe duan të kryejnë punë. Por koha nuk punon për ata. QEVERIA KURTI 2 po vjen”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Ndryshe, LDK po tenton ta bëjë Qeverinë e re në koalicion me AAK, AKR, Nismën Socialdemokrate dhe minoritet joshumicë në Kuvend. LDK ka vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
“Turistët do të jenë të mirëpritur ta vizitojnë Greqinë këtë…