87 të shëruar dhe një pozitiv me Covid-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar vetëm një rast.
Rasti pozitiv është rast kontakti nga: Komuna e Mitrovicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rekë).
“Sot më 5 maj 2020, janë shëruar 87 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 490 raste”, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Nga data 8 shkurt deri më 5 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 8.761 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 856 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
(A. M / Epoka e re).



