Kuçi sondazhet e Vetëvendosjes i quan propagandë e kotë

10 maj 2020 | 09:02

Lëvizja Vetëvendosje, sipas sondazheve që kjo ka thënë se i ka parë, ka dalë triumfuese. E njëjta Lëvizje vazhdimisht, të paktën që tre muaj, del e para edhe në sondazhet e mediave. Por, një ish-anëtare e kësaj partie po thotë se ato janë vota të aktivistëve e jo të qytetarëve. Edhe një profesionist i teknologjisë informative ka dyshime që ato votime të jenë reale. “Ky popull në ‘Facebook’, i cili është i organizuar t’i përkrahë ata, është i stimuluar nga vetë ata në ‘Facebook’, ‘Viber’ e kudo tjetër. Kjo është një propagandë e kotë dhe humbje e energjisë në diçka nuk do të duhej të ishte”, ka thënë Natyra Kuçi.

Ndërsa një ekspert i kibernetikës tregon se si mund të bëhet kjo.

“Dikush mund t’i bëjë 1 00 IP’ja me ndonjë pajisje, në mënyrë që të bëhen 1 000 vota”.

 

(B. D.: “Epoka e re” )

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vera nuk është larg dhe duket se do të favorizojë…