Arsyet pse Japonia e menaxhoi mirë pandeminë i jep një shqiptar
Shqiptari nga Kosova që jeton në Japoni, Mithat Haxhiislami, i njohur me nofkën Miki, ka thënë sot se shteti japonez po e përballon shumë më lehtë pandeminë COVID-19 se shtetet e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haxhiislami ka treguar se janë tri gjëra që kanë bërë japonezët që ta kalojnë më lehtë këtë situatë dhe ato janë: kultura e bartjes së maskës, jo përqafimi dhe zbathja e këpucëve para se të hyjnë në shtëpi. “Ka edhe elemente të tjera që ndikojnë, por këto po dalin të jenë kryesoret”, ka thënë tha ai, transmeton Telegrafi.
Ai ka bërë me dije se numri i vdekjeve në Japoni është rreth 700, me një popullatë rreth 127 milionë. Haxhiislami ka thënë se Japonia në shumicën e prefekturave ka larguar masën e jashtëzakonshme, masë kjo që ka qenë më e lehtë se në vendet e tjera, ndërsa shteti po i ndihmon bizneset.
Ai ka shtuar se janë rreth 120 shqiptarë, nga Kosova dhe Shqipëria, që jetojnë atje dhe se ka informacione që asnjëri prej tyre nuk është i infektuar me koronavirus. Sipas tij, ata janë të orientuar në edukim dhe shumica janë asistentë në universitete.



