Virusi drejt largimit? / Franca dhe Spanja raportojnë më pak se 200 viktima

17 maj 2020 | 09:45

Europës së vjetër po i lehtësohen plagët e shkaktuar nga koronavirusi dhe kjo gjë po shihet në raportimet që vijnë nga vendet më të goditura nga pandemia si Spanja dhe Franca.

Ministria e Shëndetësisë në Francë raportoi se në 24 orët e fundit u raportuan 96 viktima, duke e çuar totalin në 27,625. Ulje të ndjeshme pësoi dhe numri i personave të shtruar në spitale dhe ai i atyre të shtruar në terapinë intensive.

Edhe Spanja raportoi shifra të përmirësuar nga 24 orët e fundit, por pavarësisht kësaj kryeministri Sanchez po mendon që të shtyjë më tej gjendjen e emergjencës në vend.

Sipas autoriteteve zyrtare, në Spanjë të shtunën u raportuan 102 viktima të tjera nga koronavirusi, shifër kjo më e ulët që prej 8 javësh.

Po ashtu edhe Italia raportoi më herët numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi që nga muaji mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, saktësisht në…