U bëj thirrje qytetarëve, mos e njihni më shtetin e Edi Ramës!
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, saktësisht në orën 04.30 minuta, ka filluar shembja e objektit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. Pas shembjes së teatrit qytetarët kanë dalë në rrugë, duke protestuar ngjitur njëri-tjetrit e përplasur me policinë dhe brohoritur vazhdimisht “poshtë diktatura”.
Në protestë, në shenjë pakënaqësie për shembjen e objektit të Teatrit Kombëtar, ka dalë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila u ka bërë thirrje qytetarë të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mos e njohin më shtetin e Edi Ramës. Edi Rama e tregoi që është një anti-shqiptar. Veliaj dhe Rama sot kanë shkatërruar historinë. Unë lutem për shpirtin e Edi Ramës pasi aty ku Rama mendon se do të hidhen themelet e kullave, aty do të jetë varri i Edi Ramës”, ka thënë Kryemadhi.
(B. D.: ‘Epoka e re’)



