Historia e fotografisë së berberit që qethi refugjatët
Pas dy dekadave, po kthehet prapë në vendin e njëjtë. Oborri i shkollës fillore “Ali Ajeti” në Sfeçël të Podujevës,
Fiton Bashotës i kujton kohën më të rëndë gjatë luftës.
Ai ishte në mesin e mijëra refugjatëve që të ikur nga serbët u mblodhën në këtë vend.
Për të parë vuajtjet e shqiptarëve, në zonën e Llapit kishte depërtuar një ekip gazetarësh grek që më 12 maj 1999 realizuan këtë fotografi, ku Fitoni shihet duke u prerë flokët refugjatëve.
Edhe nevoja për t’u qethur në kohë lufte, ishte goxha e madhe dhe këtë e bënte Fitoni me profesion berber.
21 vjet nga ajo kohë, Fiton Bashota pos këtyre fotografive që ka, ka ruajtur edhe mjetet e punës me të cilat punonte që nga viti 1994.
E nostalgji për Bashotën, sjell edhe objekti dhe oborri i shkollës së vjetër në këtë fshat, ku qëndruan për më shumë se 10 ditë.
E këtë zanat, Bashota e la pas luftës, kur u angazhua si përkthyes në KFOR e më pas edhe në EULEX dhe në organizata të ndryshme ku punoi.
Linku i videos: http://video.gjirafa.com/historia-e-fotografise-se-berberit-qe-qethi-refugjatet.



