E çuditshme! Bie breshër në formë koronavirusi
20 maj 2020
| 09:48
Ka ndodhur në Meksikë dhe fotot po thyejnë rrjetin. Topa të vegjël breshëri në formën e koronavirusit kanë habitur banorët, të cilët tashmë po thonë se është një shenjë nga Zoti për të qëndruar të fortë.
Banorët e komunës së Montemorelos, në shtetin veror të Meksikës, Nuevo Leon, postuan foto në rrjetet sociale. Megjithatë, meteorologu Jose Miguel Vinas tha se format nuk kanë asgjë të çuditshme.
Mos ndoshta jemi fiksuar nga kjo pandemi dhe çdo gjë na duket si virus? Shihni fotot.







