Breshëri e shiu dëmtoi kulturat bujqësore në Rahovec (Foto)
Rrebeshet intensive, vërshimet dhe breshëri, të mërkurën pasdite përsëri kanë përfshirë komunën e Rahovecit.
Kryetari i kësaj komune, Smajl LAtifi, ka thënë se yonat më të prekura nga breshëri janë: Zaqishti, Retija, Hoça e Vogël, Brestoci, Nagaci dhe Krusha e Madhe.
Sipas tij, Krusha e Madhe aktualisht është duke u përballur edhe me vërshime.
Latifi ka bërë me dije se të enjten pritet të formohen komisione të veçanta të vlerësimit, pasi që dëmet më të mëdha janë në bujqësi e mbase edhe në amvisëri.
“Po bëjmë çka është e mundur si komunë, dhe pas vlerësimit të dëmeve, do të kërkojmë nga institucionet qendrore në Prishtinë përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve. Disa nga zonat që janë në pjesët e rrafshta dhe si pasojë e kullimit të ujit nga disa pjesë kodrinore, janë prekur nga vërshimet edhe disa nga kulturat bujqësore e sipërfaqe jo të vogla janë dëmtuar e nën ujë. Shpresojmë që reshjet do të ndalen dhe i t’i kthehemi normalitetit”, ka deklaruar Latifi.
(M.Q / Epoka e re)