Në Malishevë janë prekur rreth 300 persona nga rriqrat

22 maj 2020 | 21:55

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj e kanë vizituar sot Komunën e Malishevës.

Sadiku dhe Gecaj janë pritur në takim nga kryetari Ragip Begaj, kurs temë e diskutimit ishte pandeminë me Covid-19 dhe situatën epidemiologjike me ethe hemorragjike.

Kryetari Begaj, ka thënë se situata me Covid-19 në Malishevë është nën kontroll dhe se tani janë vetëm dy raste aktive.

Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike lidhur me Ethet hemorragjike krime Kongo, kryetari Begaj bëri me dije se deri tani ka pasur rreth 300 të prekur nga rriqrat, por nuk ka pasur raste të konfirmuara me Ethe Hemorragjike Krime Kongo.

Zëvendësministri Sadiku e njoftoi kryetarin Begaj se IKSHPK dhe Klinika Infektive janë të përgatitura që në rast nevoje të pranojnë pacientë me EHCC.

Qytetarëve të Malishevës, ndërkaq, iu bë thirrje që të vazhdojnë t’i respektojnë masat për parandalimin e infeksionit COVID-19, të cilat i ka propozuar MSH dhe institucionet tjera shëndetësore.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri ditë para se ta përfundojë Ramazanin e 94 që…