Harmonia ndërfetare është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare
24 maj 2020
| 15:26
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Harmonia e mrekullueshme ndërfetare është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare, aset i çmuar i historisë, traditës dhe shoqërisë tonë që duhet ta ruajmë gjithmonë fort si sytë e ballit dhe duhet të na udhëheqë për më shumë zhvillim, begati e paqe sociale!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka falendëruar kardinal Ernest Simoni Troshani dhe të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare në Shqipëri për mesazhet e mençura, bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse që japin, jo vetëm në ditë feste, por veçanërisht në momente të vështira.
(M.Q /Epoka e re)



