Presidentit Thaçi, për Lajçakun, i reagon Viola von Cramon

27 maj 2020 | 11:18

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar në “Twitter” ndaj presidentit Hashim Thaçi, rreth përfshirjes së këtij të fundit në dialogun e ndërmjetësuar nga emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak.

Von Cramon ka shkruar se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë.

“Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë. Nuk është një zgjedhje personale. Miroslav Lajçak ka dëshmuar se ai është duke punuar për negociata të orientuara drejt rezultatit. Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin”, ka shkruar ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marina e SHBA-ve ka njoftuar se dy aeroplanë luftarakë rusë…