Përfundon performanca e LV-së, protestuesit duan zgjedhje
28 maj 2020
| 18:03
Ka përfunduar test-protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kjo protestë ka zgjatur 45 minuta. Në të është shpalosur pllakati me mbishkrimin “Duam zgjedhje”. Sipas kësaj partie, ky është opsioni i vetëm për ta bërë qeverinë e re. E në ballkonin e qeverisë protestuesit ka dalë dhe i ka përshëndetur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.




