Limaj: Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie

01 qershor 2020 | 14:17

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar fëmijët me rastin e Ditës ndërkombëtare të tyre.

Me këtë rast, Limaj ka thënë fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie.

“Sot është dita më e rëndësishme për fëmijët, 1 Qershori-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në këtë ditë të veçantë, shprehim përkushtimin tonë për t’u krijuar atyre kushte sa më të mira për shkollim, edukim, perspektivë, si dhe mundësi për t’i realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie. Për ne si prindër, ata janë frymëzimi ynë dhe pasuria më e madhe që e kemi. Urime 1 Qershori, fëmijë të dashur!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Infektive të Qendrën Klinike dhe Universitare (QKUK) janë…