Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin e plotë për dekretin e presidentit Thaçi
01 qershor 2020
| 15:29
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.
Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhet se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.
Më 1 maj 2020, Gjykata Kushtetuese kishte pezulluar deri më 29 maj zbatimin e këtij dekreti. Ndërkaq më 28 maj, Kushtetuesja vendosi në favor të presidentit Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë.
E tash pas publikimit të këtij aktgjykimi, pritet që së shpejti të caktohet edhe seanca për votimin e Qeverisë Hoti.
Aktgjykimin e plotë mund ta gjeni KËTU



