Pesë futbollistë të Barcelonës ishin me Covid-19

02 qershor 2020 | 14:39

Pandemia Covid-19 duket se ka prekur edhe klubin e Barcelonës. Pesë lojtarë nga skuadra e parë dhe dy teknikë u testuan pozitivë me koronavirusin.

Sipas informacionit të ofruar nga radioja “Grupo Godó”, këto janë raste të kaluara, tashmë të shëruara, të zbuluara që kur La Liga nisi të kryejë testimet e para. Në atë kohë pjesëtarët e ekipit “buagrana” dolën se e kishin marrë virusin, pasi u kryen testet e gjakut.

E gjithë skuadra po stërvitet normalisht, me përjashtim të të dëmtuarve, çka tregon se aktualisht të gjithë futbollistët janë të pastër nga çdo infeksion. Asnjë prej tyre nuk do të mungojë në sfidën me Mallorcan, të shtunën, në orën 22:00, për shkak të koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja në detyrë e Ekonomisë,…