Kurti shkon në minierën e Artanës, ku vdiqën dy minatorë

02 qershor 2020 | 14:32

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari kanë mbërritur në minierën e Artanës, pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur atje, ku kanë humbur jetën dy punëtorë të kësaj miniere.

Minatorët të cilët kanë mbijetuar janë nxjerrë nga miniera, ndërsa nga Forca e Sigurisë së Kosovës do të nxirren edhe dy trupat e pajetë.

Punëtorët që kanë humbur jetën në minierë janë një xehetar dhe një inxhinier të moshës 50 dhe 51-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i është bashkuar iniciativës së…