Ish-presidentja Jahjaga kërkon të ruhet mjedisi dhe të shtohen hapësirat e gjelbra

02 qershor 2020 | 14:29

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i është bashkuar iniciativës së Komunës së Prishtinës për mbjelljen e fidanëve dhe drunjve në kuadër të “Javës së Gjelbër”, e cila ka filluar të hënën .

Me këtë rast, Jahjaga ka kërkuar që të ruhet mjedisi dhe të shtohen hapësirat e gjelbra. “Uroj Komunën e Prishtinës. Iu kam bashkuar kësaj iniciative të javës globale për të mbjell fidanë, ku këtë vit po bëhen organizime nga Komuna e Prishtinës, për të përçuar mesazhin për si ne qytetarë që duhet të kontribuojmë në ruajtjen e ambientit dhe rritjen e vetëdijes për gjeneratat e reja”.

Ndërsa drejtoresha e Parqeve, Fatime Hajdari, ka falënderuar Jahjagën që i është bashkuar kësaj iniciative.  Ajo ka sqaruar se janë mbjellë 50 fidanë dekorativ dhe do të vazhdohet me aktivitete të tjera gjatë javës. “Ne për gjatë gjithë vitit organizojmë aksione të tilla simbolike për të shënuar javën e gjelbra, por edhe për t’iu treguar qytetarëve të na bashkëngjiten në aksione të tilla”.“Kësaj radhe kemi pasur fatin të kemi personalitete të njohura siç është ish presidentja Jahjaga, e cila në çdo aktivitet tonin nuk ka ngurruar të jetë pjesëmarrëse”, ka thënë Hajdari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së dhe ish drejtori i “Trepçës”, Ferat Shala,…