Shala: Bashkëndjejmë dhembjen dhe pikëllimin me minatorët dhe menaxhmentin e ndërmarrjes “Trepça”

02 qershor 2020 | 14:25

Deputeti i PDK-së dhe ish drejtori i “Trepçës”, Ferat Shala, ka thënë së është i tronditur me lajmin për vdekjen tragjike të dy minatorëve në minierën e Artanës.

Ai ka thënë se në këto momente të rënda për familjet dhe minatorët, bashkëndjenë me dhimbjen e tyre.

“Me pikëllim morëm lajmin për aksidentin e shembjes së dheut në minierën e Artanës, me që rast humbën jetën një inxhinier dhe një minator dhe u lënduar lehtë disa minatorë të tjerë. U shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve, dhe bashkë ndjejmë dhembjen dhe pikëllimin me minatorët dhe menaxhmentin e ndërmarrjes “Trepça”’, ka shkruar Shala në profilin e  vet në “Facebook”. (A.M/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LV-së, Fitore Pacolli ka vlerësuar se qytetarët po…