Pacolli: Qytetarët nuk lejojnë të shkelet mbi vullnetin e tyre

02 qershor 2020 | 14:16

Deputetja e LV-së, Fitore Pacolli ka vlerësuar se qytetarët po deklarohen hapur kundër kthimit të partive tjera në pushtet.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se çdo nënshkrim në peticionin për zgjedhje të reja është votë kundër çfarëdo qeverie që krijohet nga marrëveshjet e fshehta e për interesa personale.

Postimi i plotë i Fitore Pacollit:

Qytetarët nuk lejojnë të shkelet mbi vullnetin e tyre. Ata sot kanë dalë në sheshet e çdo qyteti të Kosovës dhe po deklarohen hapur dhe qartë kundër kthimit të partive kriminale në pushtet.

Sot, çdo nënshkrim në peticionin për ZGJEDHJE është VOTË KUNDËR ÇFARËDO QEVERIE që krijohet nga marrëveshjet e fshehta e për interesa personale e klienteliste.

Kosova nuk është as e Hashimit e as Isës, Kosova është e qytetarëve dhe vetëm ata mund të vendosin për të ardhmen e saj. Nënshkruaj peticionin #DUAMZGJEDHJE!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i xhudos, Driton Kuka e ka mirëpritur vendimin për…