Kuka mirëpret rifillimin e stërvitjeve

02 qershor 2020 | 14:15

Trajneri i xhudos, Driton Kuka e ka mirëpritur vendimin për rinisjen e stërvitjeve për klubet sportive në Kosovë, përderisa iu uroi rifillim të mbarë të gjithë sportistëve të vendit.

“Komiteti Olimpik pas bashkëbisedimit me Ministritë e Sportit dhe Shëndetësisë si dhe IKSHPK na njoftoi se u dha drita e gjelbër për rifillimin e stërvitjeve për klubet sportive në Kosovë. Sugjerimet dhe protokollet e mënyrës së stërvitjeve ne si federatë do ju dërgojmë në email klubeve të xhudos, masa të cilat duhet përfillur me kujdes dhe përgjegjësi”, ka shkruar Kuka në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në orët e paradites në minerën e Artanës, kan…