KPMM-ja thotë se të gjitha instancat po merren me rrethanat e vdekjes së dy punëtorëve në Artanë

02 qershor 2020 | 14:12

Sot në orët e paradites në minerën e Artanës, kan humbur jetën dy punëtorë.

Sipas Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, pas marrjes së informacionit të gjitha njësit relevante kanë shkuar në vendin e ngjarjes. “Punëtorët që humbën jetën janë një xehtar dhe një inxhinier të moshës 50 dhe 51 vjeçare, ngjarja ka ndodhur me rastin e shembjes së pjesës tavanore të punishtes në të cilën ndodheshin gjatë kohës kur ishin duke kryer punën e tyre punëtorët të këtij nderimi, ndërsa 3 punëtorët  nga punishtet e tjera i kanë shpëtuar shembjes dhe kanë pësuar lëndime te lehta trupore. KPMM-ja pas marrjes së informatës, ka reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarje gjendet kryesuesi i Bordit të KPMM-së dhe tre anëtarë  të tjerë të bordit, si dhe kryeinspektori i KPMM-së. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes është prezent edhe njësia e shpëtimit dhe e ndihmës së parë, ku i është ofruar ndihma e parë punëtorëve që janë të shpëtuar, të cilët kanë pasur lëndime të lehta”, thuhet në komunikatën e KPMM-së.

(A.M/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me…