Mushkolaj: Qeveria e re do të jetë e brishtë

03 qershor 2020 | 11:23

Njohësit e rrethanave politike në vend kanë bërë me dije se qeveria e re, nëse arrin të votohet në Kuvend, do të jetë qeveri e brishtë.

Analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë për “Epokën e re” se nuk do të ndalen përpjekjet e shumicës parlamentare derisa të votohet qeveria e re.

“Në qoftë se gjithë kjo krizë politike është shkaktuar për të krijuar një qeveri të re, atëherë do të bëhet çmos që ajo të votohet. Mund të ndodhë që mos tëvotohet të mërkurën, por përpjekjet nuk do të ndalen për t’i siguruar numrat e nevojshëm”,  ka thënë Mushkolaj.

Ai ka vlerësuar se kjo qeveri do të jetë e varur nga deputetët e Listës Serbe.

“LV-ja mund ta shprehë pakënaqësinë për situatën e krijuar, por mbështetësit e qeverisë së re do ta gjejnë mënyrën për ta votuar atë. Përndryshe, qeveria e re do të jetë mjaft e brishtë, me ndikim të madh të deputetëve të Listës Serbe dhe është pak e besueshme se do të marrë vendime për të cilat edhe po krijohet”, ka thënë Mushkolaj.

(M.K / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë ka shkarkuar sot Bordin e Drejtorëve të…