Haki Abazi: Është akt patriotik të mos votohet qeveria e Thaçit dhe Listës Serbe
03 qershor 2020
| 11:49
Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi ka thënë se nuk duhet që të votohet qeveria e re që do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti.
Abazi ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se është akt patriotik që të mos votohet qeveria e Thaçit dhe Listës Serbe.
“Është akt patriotik të mos votohet qeveria e Thaçit dhe Listës Serbe”, ka shkruar Abazi.
Kuvendi është duke mbajtur seancë për votimin e qeverisë së re.
(M.Q / Epoka e re)



