Kryetari i FFK-së urdhërohet ta mbajë dënimin me burg
03 qershor 2020
| 11:46
Gjykata Themelore e Prishtinës, i ka dërguar urdhër për paraqitjen në institucionin për mbajtje të dënimit me burg, kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit.
Sipas dokumentit të siguruar nga “Koha”, Ademi duhet të paraqitet në Shërbimin Korrektues të Kosovës me qendër në Prishtinë, deri me 18 qershor në ora 12:00.
Sipas urdhëresës, nëse Ademi nuk paraqitet deri në datën e caktuar, atëherë Gjykata Themelore do të lëshojë urdhëresë për ndalim, arrestim dhe dërgim me forcë në Shërbimin Korrektues.
Agim Ademi është dënuar me 9 muaj burg efektiv për detyrim në tentativë. Kundër këtij vendim, Agim Ademi është ankuar edhe në Gjykatën Supreme.




