Vjosa Osmani nuk e drejton seancën e sotme, autorizon nënkryetarët

03 qershor 2020 | 11:39

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është duke e drejtuar seancën e sotme të jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re, e cila do të drejtohet nga LDK-ja me kandidatin për kryeministër Avdullah Hotin.

Këtë seancë është duke e drejtuar Kujtim Shala, me autorizimin e Osmanit.

Të drejtën për ta drejtuar këtë seancë sipas autorizimit të Osmanit e ka pasur edhe nënkryetarja tjetër e Kuvendit nga radhët e LV-së Arbërie Nagvci, por e cila nuk po merr pjesë në seancë

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka bërë me dije…