Sqarohet ujësjellësi: Nuk ka fryrje të faturave të ujit dhe as ngritje të çmimit
03 qershor 2020
| 11:35
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka bërë me dije se me të gjitha kapacitetet e saj, gjatë kohës së pandemisë është treguar e kujdesshme në raport me konsumatorin, furnizim me ujë të pijshëm dhe cilësorë.
Në këtë kontekst, kjo kompani ka theksuar se gjatë kësaj kohe nuk ka fryrë faturat dhe as nuk ka ngritur çmimin e ujit.
“Paralelisht me këtë u kemi bërë thirrje qytetarëve që të realizojnë pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim, për vetëm dy arsye, ruajtja e stabilitetit të kompanisë dhe mos lejimi i grumbullimit të borxheve për qytetarët”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.
Në këtë vegëz mund ta lexoni njoftimin e plotë: https://kru-prishtina.com/rz/?fbclid=IwAR0cULIxMt2NSJlnSSmOf_d-nh6IPPGRaIUHv02itnqMMPmv6dKaTGn0swg.



